Nga “Mbret i Instagramit” në President të SHBA? Dan Bilzerian: Mund të kandidoj në vitin 2024

Dan Bilzerian, ai që konsiderohet si “Mbreti i Instagramit”, ka thënë se mund të kandidojë në vitin 2024 për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një intervistë për TMZ, kur iu përmend fakti që reperi Kanye West ka ndërmend të kandidojë pas 5 viteve, Bilzerian tha: “Është më mirë sesa Hillary Clinton”.

Dan-12

Më pas, duke qeshur, shtoi: “Mendoj se do të garojë kundër meje. Të shohim”.

Kur u pyet nëse e kishte seriozisht kandidaturën për vitin 2024, u përgjigj: “Po, mendoj se është kohë e mjaftueshme për t’u përgatitur”.

Dan-13

Dan Bilzerian ka mbi 29 milionë ndjekës në Instagram dhe profili i tij është i mbushur me foto dhe video që e tregojnë atë të rrethuar nga femra shumë pak të veshura, në vende ekzotike.