Nga martesa e fshehtë te lindja e djalit, Eros Grezda ndahet nga partnerja?

Eros Grezda dhe Ajsel Grezda janë një nga çiftet e shoëbizzit që shpeshherë janë temë kryesore në kronikat rozë. Vitin e shkuar, ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare dhe modelja kurorëzuan lidhjen e tyre me një martesë të fshehtë e cila më pas u pasurua me lindjen e djalit të tyre, Kian.

Mirëpo, mesa duket çifti nuk po kalon një moment të mirë. Në Instagramin e tyre personal, Eros dhe Ajsel nuk e ndjekin më njëri-tjetrin ndërsa anë fshirë të gjitha fotot që kishin së bashku. A është kjo shenjë e një ndarje mes tyre? Mbetet të zbulohet pasi ende s’ka një reagim nga vetë ata apo persona pranë çiftit.

Eros Grezda, ndryshe nga karriera futbollistike, në lajemt rozë ka qenë gjithmonë një temë e ‘nxehtë’ me romancat e tij të bujshme me Oriola Marashin e së fundmi Ajsel Abazin. Pas largimit nga Partizani, tani 28-vjeçari është kthyer në Kroaci ku luan me Rudes.

newsbomb.net