Nga Maldivet, këngëtarja shqiptare zbulon gjininë e bebes që pret
Këngëtarja shqiptare Marjona Metohu, e njohur për hitin “A isha” me personin e zemrës po shijon pushimet në Maldive.
Ajo ka festuar në këtë destinacion fantastik ditëlindjen e saj të 27-të por jo vetëm kaq.
View this post on Instagram
Marjona që është në pritjen e ëmbël, ka zbuluar edhe gjininë e bebit përmes një ceremonie të realizuar në plazh.
Ajo pret djalë dhe për këtë gjë duket se më i lumturi ka qenë partneri i këngëtares, i cili ngazëllimin nuk ka mundur ta fshehë me të kuptuar lajmin e bukur.
Shumë urime çiftit!
View this post on Instagram
Prive.al