Nga lajmet e ndarjes me Shkëlzenin deri te dasma me të, Armina i tregon të gjitha
Pas festës së ditëlindjes të Armina Mevlanit, u përfol se ajo dhe Shkëlzen Berisha ishin ndarë nga njëri-tjetri ose të paktën po kalonin një krizë në çift. Thashethemet nisën pasi djali i ish-Kryeministrit nuk i bëri asnjë urim publik ish-Missit. Megjithatë shumë shpejt blogerja e njohur hodhi poshtë dyshimet duke treguar gjithë dhuratat që kishte marrë për ditëlindje, mes tyre edhe ato nga partneri.
Sot, Armina e ka konfirmuar me gojën e saj se lajmet e ndarjes kanë qenë të pavërteta. Teksa ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram ajo ka treguar gjithçka.
“Jeni ndarë më Shkëlzenin sepse kështu aludohet në media?”, e pyet një fans. “Fake news, jemi bashkë dhe jemi të lumtur”, ka shkruar Armina teksa ka ndarë një foto me Shkëlzenin.
Më pas, ajo është përgjigjur edhe për dasmën, ku ka theksuar se për shkak të koronës është shtyrë. /News31