Nga Jennifer Lopez tek Paris Hilton/ Të veshurat më bukur në MTV Movie & TV Awards 2022

U mbajt në Los Angeles mbrëmjen e djeshme MTV Movie & TV Awards 2022. Ceremonia e drejtuar nga Vanessa Hudgens, u pasua nga ‘MTV Movie & TV Aëards: UNSCRIPTED’ – e drejtuar nga Tayshia Adams.

‘Spider-Man: No Way Home’ kryesoi me shtatë nominime, ndjekur nga ‘Euphoria’ me gjashtë dhe ‘The Batman’ me katër.

Jennifer Lopez mori pjesë në event për të pranuar çmimin “Generation Award” dhe u befasua kur mësoi se ajo gjithashtu fitoi çmimin për këngën më të mirë, nga filmi “Marry Me”.

Sigurisht një vëmendje të madhe mori edhe parakalimi i VIP-ave në tapetin e kuq ku më shumë në sy ranë Vanessa Hudgens, Paris Hilton dhe normalisht që dhe Jennifer Lopez.

Revista “People” ka shpallur dhe personazhet e veshur më bukur dhe po jua sjellim më poshtë.

Jennifer Lopez

Vanessa Hudgens

Charlie & Dixie D’Amelio

Paris Hilton

Sofia Carson

Rachel Lindsay

Kim Lee