Nga ish futbollist në një terrorist, ky është shqiptari që qëndron pas sulmit makabër në Vjenë
20- vjeçari Kujtim Fejzulai, është autori autori i sulmit terrorist në Vjenë, i ndodhur një natë më parë ku si pasojë humbën jetën 5 persona dhe u plagosën 22 të tjerë. Po kush është Kujtim Fejzulai, që u bë autor i një krimi makabër që tronditi botën?
Kujtim Fejzulai, është me origjinë shqiptare lindur në Maqedoni e Veriut, dhe rritur në Austri. Mediat e huaja së fundmi kanë publikuar dhe një foto ku bëhet e ditur se autori i ngjarjes së tmerrshme që ndodhi mbrëmjen e djeshme në qendër të Vjenë ka qenë futobollit në një prej skudrave të vendit. Mësohet se ai lunate me Burlin një klub futbolli vjenez. Ndërkoëh bëhet e ditur se ai është regjistruar në klubin e futbollit më 13 qershor 2015, ku më pas u regjistrua në faqen zyrtare të Shoqatës Austriake të Futbollit.
Austria është futur në tre ditë zi kombëtare, një ditë pas sulmit terrorist në Vjenë. Bilanci sa vjen e rëndohet, ndërkohë që deri më tani, numërohen pesë vitkima, mes tyre dhe një djalë i ri nga Struga dhe 22 të plagosur, gjithashtu dhe një efektiv policie.
Mediat vendase kanë zbardhur dhe detaje në lidhje me kryesorin e sulmit terrorist që nga vetë ministri është konsideruar me motive islamike. Kujtim Fejzulai, 20 vjeç, me origjinë nga Shqipëria, lindur në Maqedoni e Veriut, dhe rritur në Austri, është pikërisht autori i këtij sulmi makabër.
Fejzulai ishte nën radarin e Zyrës për Mbrojtjen e Kushtetutës sepse ishte një nga rreth 90 islamikë austriakë që donin të udhëtonin në Siri. Fejzulai u dënua me 22 muaj burg në prill, pasi kishte tentuar që largohej në Siri, por që u la i lirë në dhjetor, pasi Policia nuk besonte se i riu do të arrinte në këtë pikë.