Nga fshati duke mjelë lopët në kopertinat e revistave si supermodele, Emina Çunmulaj rrëfen jetën si përrallë

Emina Çunmulaj nuk e ka pasur asnjëherë problem të ndajë me të gjithë historinë e jetës së saj. Fëmijërinë dhe adoleshencën i ka kaluar në fshat e më pas ja doli të renditej ndër modelet më të kërkuara në pasarelat botërore. Sot ajo ka rrëfyer edhe njëherë me krenari historinë e saj për të dhënë një mesazh shumë të mirë për fuqizimin e femrave. Përkrah një reklame të firmës së njohur “Nike”, ajo ka ndarë me të gjithë shkurtimisht gjithë rrugëtimin e saj. “Më quani të çmendur. E rritur në një fshat të vogël duke mjelur lopët dhe ja dola të shfaqesha në kopertinat e “Vogue” dhe “Elle” dhe duke ecur në pasarelat e Karl Lagerfeld, Valentino, Jean Paul Gaultier. Ishte vetëm fillimi… Tani shikoni çfarë mund të bëjë e çmendura”, ka shkruar Emina./Who