Nga Fifi e Elsa Lila te Rovena Dilo e Manjola Nallbani, ja lista e 26 këngëtarëve të Festivalit të RTSH

Ashtu si në cdo fundvit, edhe këtë herë do të zhvillohet Festivali i Këngës në RTSH, edicioni 61. Ky festival konsiderohet si evenimenti më i rëndësishëm muzikor i vitit.

Tashmë dihet që fituesi i këtij festivali përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion që është eventi më i madh muzikor i vitit në Europë.

Por kush do jenë konkurrentët e këtij sezoni?Eurovizion Albania ka zbuluar listën me 26 këngëtarët pjesëmarrës dhe titujt e këngëve të tyre.

Ndryshe nga sezonet e fundit këtë herë vihet re se ka këngëtarë me shumë eksperiencë dhe emra vërtet që kanë lënë gjurmë në historinë e muzikës sonë.

Emri i parë që të bie më shumë në sy është padyshim ai i Elsa Lilës që e ka fituar 2 herë këtë Festival por në atë kohë nuk shkohej në Eurovizion.

Emra të tjerë me peshë janë edhe Rovena Dilo, Manjola Nallbani etj. Po ashtu nuk mund të kalojë pa u vënë re edhe emri i Fifit.