Nga Eurovisioni te “Kënga Magjike”, Alvan rrëfen se dashuria mund “ta mbajë” në Shqipëri
Alvan është një artist francez, ai ofron një muzikë e cila mikson ndikime të shumta duke filluar nga muzika rrok, elektronike, romantike dhe ritmike. Këngëtari ka interpretuar në shumë festivale në Francë si dhe ka fituar “Eurovision France 2022” duke përfaqësuar kështu Francën në Eurovision song Contest.
Alvan vjen nga Finalja e Eurovision për të elektrizuar skenën e “Kënga Magjike 2022” me këngën “Calzone”. I pyetur nga Arditi, ai me shaka thotë se edhe pse kanë kaluar vetëm disa ditë që kur ka ardhur, tashmë ndihet shqiptar, e po u martua me një vajzë shqiptare mund të qëndrojë këtu.
Ardit Gjebrea: Tu bën disa ditë në Tiranë, ndihesh ndopak tiranas?
Alvan: Po. Unë mendoj se jam shqiptar tani.
Ardit Gjebrea: Unë mësova disa sekrete që mi tregoi stafi të cilët kanë ndejtur pak më shumë me ty dhe më thanë se ti dëshiron të blesh një shtëpi në Tiranë, është e vërtetë?
Alvan: Po varet, nëse bie në dashuri këtu, po. Më pëlqen shumë vendi juaj, të gjithë janë të sjellshëm, faleminderit shumë për pritjen tuaj.
Ardit Gjebrea: Alvan ti je një multi-instrumentist, si ja bën të gjesh kohë edhe për të kompozuar edhe për të mësuar instrumentet edhe të bësh koncerte?
Alvan: Unë në fakt e kam gjetur kohën kur kam qenë më i vogël për veglat muzikore, duke u rritur kam mësuar më tepër gjëra.
Ardit Gjebrea: Po si ja bën me dashurinë e zemrës? E gjen kohën?
Alvan: Nuk e di, për momentin dashuria ime është muzika.
Ardit Gjebrea: Performanca jote në Eurovison e ndezi skenën edhe në finalen e madhe, me çfarë kënge do e ndezësh ti sot këngën magjike?
Alvan: Kënga që do ju prezantoj quhet “Calzon”, është një këngë për picat dhe për vajzat. I them përshëndetje miqve italian.
Ardit Gjebrea: Bukur ti do këndosh anglisht, pra një francez që këndon anglisht me një metaforë italiane dhe që do të martohet në Shqipëri. /tvklan.al