“Nga erdhën vaksinat?”/ Mjeku Artan Koni: Rëndësi ka mbulimi i diellit me shoshë! Ministrat tanë duhet të jenë takuar me…
Mjeku i njohur Artan Koni shprehet se mungesa e transparencës nga ana e qeverisë për ardhjen e vaksinës anti-Covid sot lë vend për dyshime.
Ai deklaron se nëse dhurata do të kishte ardhur nga BE-ja, ata do të ishin të parët që do e bënin publik lajmin.
“Rrjedhimisht, vjen në mënyrë logjike të hamendësojmë se vaksinat kanë ardhur nga Dubai. Ministrat tanë duhet të jenë takuar me pushtetarët vendas, duhet t’i kenë sqaruar problemin e madh të ‘bad PR’ që kanë në Shqipëri, dhe do i kenë kërkuar disa doza vaksine…sepse për ta nuk ka rëndësi sasia, rëndësi ka mbulimi i diellit me shoshë”, shkruan ai në një postim në “Facebook”.
Nga erdhen vaksinat?
Lajmi i ardhjes se vaksinave ne Shqiperi ishte i papritur, pasi me pare ishte deklaruar se do vinin nga java e 3-te e Janarit. Padyshim qe sa me pare te vijne, aq me mire. Por nga mungesa e transparences lindin dyshime te llogjikshme.
Normalisht, vendet e BE-se te cilet shquhen per sjelljen e pergjegjshme ndaj popujve te tyre, anonimitetin e mbajne ne minimumin e mundshem…sidomos per nje teme kaq delikate sa vaksina (ne nje kohe kur edhe ata nuk kane vaksina teper). Nese dhurata na paska ardhur nga ndonje vend i BE-se, jam i sigurt se do ishin ata te paret qe do e benin publik lajmin.
Fundjaven qe kaloi pati nje ortek mediatik ne rrjetet sociale ne lidhje me darken e pushtetareve tane ne Dubai, ne prani te nje oligarku shqiptar. I gjendur perballe indinjates popullore ne nje kohe kur vendi permbytej nga shira te furishem, edhe vete Rama (jo prezent ne takim) u mundua te justifikoje vasalet e tij, me deklarata klishe te tipit “ne punojme nga mengjesi deri ne darke per ju, nuk eshte ashtu sic duket, eshte darke pune, per ju punojme edhe kur hame buke” etj…
Te nesermen, vete Rama dha lajmin e ardhjes se vaksines. Eshte e padiskutueshme qe kete lajm ai e përdori për propagandë për të eklipsuar sadopak skandalin e darkës në Dubai dhe çështjen e përmbytjeve në vend. Rrjedhimisht, vjen ne menyre llogjike te hamendesojme se vaksinat kane ardhur nga Dubai. Ministrat tane duhet te jene takuar me pushtetaret vendas, duhet t’i kene sqaruar problemin e madh te “bad PR” qe kane ne Shqiperi, dhe do i kene kerkuar disa doza vaksine…sepse per ta nuk ka rendesi sasia, rendesi ka mbulimi i diellit me shoshe.
P.S: Fimra prodhuese?? Mbetet per t’u pare a do aplikohen 2 doza vaksine, apo vetem 1. Kjo eshte e vetmja menyre per te hamendesuar rreth prodhuesit te kesaj vaksine…sepse ne nje vend ku transparenca nuk ekziston, te verteten mund ta gjesh vetem me rregull treshi !!