Nga emri i djalit te unaza prej Adisit, flet Fifi
Pak javë më parë Fifi u bë nënë duke pritur në jetë një djalë, të cilit i vendosin emrin Theo Mal.
Aktualisht ajo dhe partnerin me djalin e tyre ndodhen në SHBA, ku janë zhvendosur muajit e fundit. E nuk e dimë sa do rrinë.
Sakaq, artistja ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram duke i pyetur se çfarë mendojnë ata se i mungon. Dikus shkruan “Unaza nga Adisi”, gjë që e ka pohuar edhe vetë këngëtarja e cila shkruan “Edhe kjo”. Duke konfirmuar se nuk ka marrë ende një propozim.
Sakaq, dikush i shkruan artistes se përse nuk i vendosi djalit emrin Lekë sepse kështu ka deklaruar në intervista. Gjë që Fifi e mohon duke shkruar se ka dashur ta quaj Gegë, por kur ishte shtatzënë nuk e ndjente t’i thërriste me atë emër. Ndaj e quajti Theo Mal.