Nga ecja drejt altarit si në përralla tek lotët e Ledionit, Sara Hoxha ndan pamjet e rralla nga dasma madhështore
Mbrëmjen e kaluar, Sara Hoxha është ndjerë nostalgjike për një nga momentet më të bukura për të, atë të celebrimit të dashurisë me partnerin e saj, Ledionin.
Ajo ka vendosur të ndajë disa pamje të rralla nga video e dasmës madhështore në Como të Italisë.
Në ‘Instastory-t’ e publikuar, tregohet kërcimi i parë i çiftit pasi ishin shpallur zyrtarisht burrë e grua. Por më emocionuese pa dyshim është ecja drejt altarit e Sarës si një princeshë përrallash, që ka prekur shumë Ledionin, i cili shfaqet i përlotur. Në një pjesë të videos duket mjaft e prekur edhe motra e saj Lori, e cila ka qenë ajo që ka celebruar çiftin. “Për mua, përgjithmonë”, shkruan Sara në videon e ndarë me ndjekësit.
Kujtojmë se ajo dhe Ledioni u martuan 2 vite më parë dhe janë prindër të dy djemve, London dhe Roman.