Nga Dua Lipa tek Nora e Tayna/ Ky model flokësh është kthyer në trend
Me mbarimin e verës, personazhet e famshme po i thonë ‘lamtumirë’ modele të flokëve ekstravagante e moderne siç ishin gërshetat apo flokëve të lyer me ngjyra të ndezura.
Tanimë të tjera modele flokësh po kthehen në trend dhe një prej tyre po e shohim gjithnjë e më shpesh tek VIP-at shqiptarë.
Bëhet fjalë për modelin e viteve ’90 që është shumë i thjeshtë për t’u realizuar dhe vërtet ju bën të dukeni më të kuruar dhe plot sharm.
Për të realizuar këtë model mjafton të kapni flokët bisht dhe baluken tuaj ta vendosni anash fytyrës ashtu siç ka vepruar Dua Lipa, Nora Istrefi, Rina apo Tayna.
revistawho.com