Nga dhoma e zhveshjes në krahët e Sam Smith, Dua Lipa e bën jetën film në New York
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po shijon suksesin e projektit të fundit “IDGAF”, këngë e cila po pritet mjaft mirë nga publiku, ndërkohë që ajo po merret me promovimin e saj në vende të ndryshme të botës. Në llogarinë e saj në Instagram, Dua Lipa postoi pak orë më parë disa foto, përmes të cilave tregon se si po ja kalon në Nju Jork. “Film from this week in NYC// shot by pixielevinson”, shkruan artistja shqiptare poshtë setit të fotove, ku shfaqet në skenë koncerti, me të brendshme në dhomën e zhveshjes apo në krahët e këngëtarit Sam Smith, etj. Dy ditë më parë këngëtarja publikoi një foto ku shihej në shoqërinë e një gote vere në një nga lokalet e qytetit, e veshur sportive dhe me një palë çizme që tërhiqnin vëmendjen. Dua ka njoftuar se më 13 shkurt do të jetë e pranishme në “Ellen DeGeneres Shoë”, ku do të përformojë “live”.