Nga deklaratat shokuese te videot: Sherri publik i Britney Spears me ish-burrin

Britney Spears dhe ish-bashkëshorti, Kevin Federline, janë përfshirë në një konflikt publik në lidhje me marrëdhënien e Spears me dy fëmijët e tyre.

Të mërkurën, Britney Spears pretendoi se dy dy djemtë e sajm Sean Preston, 16 vjeç dhe Jayden James, 15 vjeç, e injorojnë atë.

“Unë e di që adoleshentët janë thjesht të vështirë për t’u përballur në këtë moshë … por hajde tani, ka të bëjë me të qenit të pasjellshëm dhe të urresh të tjerët. Ata më vizituan, hynë në derë, shkuan direkt në dhomën e tyre dhe mbyllën derën,” shkroi ajo. “Pyes veten se pse vijnë më vizitojnë nëse ata as nuk më vizitojnë!!! Por nuk e kam thënë kurrë këtë sepse duhet të jem e sjellshme.”

Britney e përfundoi mbishkrimin duke shkruar: “Më thyhet zemra sepse më duket se këto ditë në fakt fiton mizoria, edhe pse nuk ka të bëjë me fitoren apo humbjen!!! Por nuk mund ta përtyp se si i kam kushtuar 20 vite të jetës sime atyre fëmijëve. Gjithçka ishte për ta !!! Që ata të më largojnë.”

Në përgjigje të postimit të Spears, avokati i ish-bashkëshortit të saj, Kevin Federline, tha për TMZ se fëmijët kanë zgjedhur të mbajnë distancë nga këngëtarja me dëshirën e tyre.

Më vonë, Federline postoi në llogarinë e tij në Instagram një seri videosh të edituara nga katër vjet më parë, ku këngëtarja shfaqej duke debatuar me djemtë. Në mbishkrim, ai tha se ai dhe djemtë vendosën “si familje” për të publikuar videot dhe se “gënjeshtra duhet të ndalojë”.

Të enjten, avokati i Spears, Mathew Rosengart, u përgjigj në një deklaratë për People dhe i kërkoi Federline të respektonte privatësinë e ish-gruas dhe të fëmijëvë të tyre dhe e konsideroi veprimin e tij “mizor” dhe që “shkel normat shoqërore”.

Konflikti publik filloi javën e kaluar kur Federline dha një intervistë për The Daily Mail, duke pretenduar se djemtë nuk donin ta takonin Spears. Duke këmbëngulur që adoleshentët e duan nënën e tyre, Federline tha: “Djemtë kanë vendosur që nuk do ta shohin tani. Kanë kaluar disa muaj që nuk e kanë takuar. Ata morën vendimin të mos shkonin në dasmën e saj.”

Ai tha gjithashtu se e ka pasur të vështirë t’u shpjegojë djemve vendimin e Spears për të postuar foto nudo dhe pothuajse nudo në internet. “Shiko, ndoshta kjo është vetëm një mënyrë tjetër që ajo përpiqet të shprehet. Por kjo nuk e largon faktin se çfarë u bën atyre. Është e vështirë. Nuk mund ta imagjinoj se si ndihet të jesh një adoleshent që duhet të shkojë në shkollë të mesme.”

Spears reagoi ndaj deklaratave të Federline në një postim në Instagram Story ku shkroi: “Më trishton kur dëgjoj që ish-burri im ka vendosur të diskutojë për marrëdhënien mes meje dhe fëmijëve të mi.” “Siç e dimë të gjithë, rritja e djemve adoleshentë nuk është kurrë e lehtë për askënd. Më shqetëson që thuhet se arsyeja bazohet te Instagrami im. Filloi shumë kohë përpara Instagramit,” tha ajo.

Duke vënë në dukje se ajo “u dha atyre gjithçka”, këngëtarja shtoi: “Vetëm një fjalë: E LËNDUAR.”

Anabelmagazine