Nga dashuria për botën e televizionit e deri te lumturia më e madhe e jetës së saj, një rrëfim i sinqertë nga Balina Bodinaku!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio ish-opinionistja e edicionit të parë të “Big Brother Vip”, Balina Bodinaku. Fillimisht, si ndihet Balina pas përfundimit të “BBV”?

Jemi rikthyer te jeta para Big-ut, gjërave të mia që i kisha lënë pas dore.

Ndërkaq, çfarë nuk i pëlqen Balinës tek vetja e saj?

Nuk më pëlqen vetja kur detyrohem të tregojë anën time më agresive, sepse nuk është natyra ime.

Si ka lindur dashuria për botën e televizionit?

Rastësore gati gati, isha në shkollë të mesme dhe fillimisht e nisa me pasionin tim që ishte futbolli. Kontaktova një ditë në një gazetë, sepse jam shumë e guximshme të marrë inicitiava. Bëhet fjalë për vitet 90′, marr në telefon, shkoj dhe takohem me personat përkatës dhe iu them se dua të sjellë shkrime këtu. Kisha kënaqësi kur shihja emrin tim në gazetë. Dëgjova për herë të parë që do të paguhesha dhe më pas, duke qenë se që e vogël zotëroja 3 gjuhë thash pse mos të përkthejë filma, doja lekët e mia. Inati më i madh ishte të prisja ditën e fundit të muajit ku babai më jepte atë kuotën mujore. Trokita vet në dyert e Radiove, më pas në TVSH, gjeta dashamirësi dhe fillova të përktheja filma. Me lekët e para kam blerë atlete me qafa të fryra sepse atëherë ishin në modë. Një ditë isha tek Kryqi i Kuq dhe ju duhej një moderator që të fliste spanjisht, më zgjodhën mua dhe kështu nisi e gjithë gjëja pastaj.

Çfarë e lumturon më së shumti Balinën?

Kam një mbesë të vogël, edhe një nip por ai është rritur, është në adoleshencë. Kjo është e vogël dhe është një lumturi shumë e madhe. Për momentin është ajo që ma mbush zemrën më shumë. Gjitha dita rrotullohet rreth saj. Unë llastoj, por vet nuk llastohem shumë.

Top Albania Radio