Nga dashuria me një djalë 13 vite më të vogël dhe planet për martesë tek vetëvrasja, vdekja tragjike e prezantueses së “Love Island”
Vetëvrasja e prezantueses së “Love Island”, Caroline Flack ishte tronditëse për të gjithë fansat në mbarë botën. Caroline Flack kishte qenë e hapur për betejat e saj me shëndetin mendor. Ylli 40-vjeçar i “Love Island” është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Londër
Caroline Flack kishte qenë gjithmonë e hapur për betejën e saj të guximshme me çështje të shëndetit mendor. Ajo u gjet e vetëvrarë në apartamentin e saj dhe ende nuk ka një version zyrtar për vetwvrasjen e prezantueses.
Pas pretendimeve dhe zërave që aluduan për një sherr mes saj dhe partnerit, që kishte degjeneruar në ngritje dore nga ana e prezantueses, duket se kjo ka qenë një çështje që e ka tronditur edhe më shumë mendërisht, Caroline Flack.
Pas sherrit me të dashurin 13 vite më të vogël, që përfundoi në gjykatë, miqtë dhe të afërmit e prezantueses së famshme të “Love Island” pohuan se pavarësisht kësaj ndodhie, ata duheshin shumë dhe kishin planifikuar edhe martesë.
Por, pas problemeve mendore, Caroline Flack e ka përjetuar keq duke kryer një vetëvrasje që tronditi të gjithë miqtë e të afërmit e saj, por edhe fansat e prezantueses në mbarë botë.
Burimi: Daily Mail
R.L/Dosja.al