Nga çrregullimi i të ngrënit, depresioni dhe vdekja, brenda së kaluar tragjike të aktores së famshme që u zhduk në liqen

Ndërsa frika humbjen e Naya Rivera, detaje nga e kaluara tragjike e aktores dalin në dritë.

Përpara se të merrte famë me filmin Glee, 33-vjeçarja kishte probleme me çrregullimin e të ngrënit dhe depresionin.

Naya, e cila mendohet se ka vdekur pasi u zhduk në liqen, tha në një intervistë për People pak vite më parë: “Kam kaluar shumë në jetë. Jam në 79-vjeçare e bllokuar në trupin e një 29-vjeçareje.”

E lindur nga një aktore, Naya filloi të dilte në reklama dhe të merrej me modeling që kur ishte 7 muajshe.

Kur shkoi në shkollë, ajo përfshihej në zënka dhe u pezullua dy herë përpara se të hynte në klasën e 5-të.

Prindërit e saj janë ndarë dhe rikthyer me njëri-tjetrin disa herë. Ndërsa babai nisi një lidhje me një femër tjetër, kur nëna e saj ishte shtatzënë me motrën e saj të vogël.

Mes kësaj jete të trazuar, ajo filloi të mos hante duke kaluar në depresion.

Kur shkoi në shkollën e mesme, Naya ishte anoreksike.

Në moshën 15-vjeçare filloi të ndihmojë familjen e saj financiarisht duke bërë para nga reklamat dhe nga rolet në filma.

Naya mori famë në vitin 2009 me rolin e “mbretëreshës së akullit”, Santana Lopez në serialin Glee.

Ajo u shfaq në 113 episode deri sa seriali përfundoi në vitin 2015.

Tragjedia goditi në vitin 2013 kur aktori Cory Monteith, me të cilin Rivera shkëlqeu në filmin Glee, vdiq në një dhomë hoteli në Vancouver nga mbidoza e heroinës dhe alkoolit.

Ajo ishte në gjumë me ish të dashurin e saj, Big Sean, në një hotel në Londër kur mori vesh lajmin.

“Unë u trondita,”– tha Naya.

Një vit më vonë, Naya u martua me Ryan Dorsey, babain e djalit të saj 4-vjeçar, Josey.

Ata kishin qënë të lidhur më parë, por u kthyen sërish bashkë në vitin 2013 dhe e lidhën nyjën një vit më vonë në Meksikë.

Në nëntor 2016, Naya bëri kërkesë për divorc në Gjykatën e Lartë të Los Angeles.

Ajo tërhoqi kërkesën për ndarje në vitin 2017, por e paraqiti sërish në vitin 2018 dhe çifti u nda zyrtarisht në qershor të atij viti.

Ishte një vit i vështirë për Nayan, pasi ish-i dashuri i saj, ylli i Glee, Mark Salling vrau veten në vitin 2018, pasi u deklarua fajtor për pornografi të fëmijëve.

Ai ishte në pritje të dënimit pasi më shumë se 50.000 imazhe pronografike me fëmijë iu gjetën në kompjuterin e tij.

Naya dhe Mark ishin në një lidhje për tre vjet por u ndanë në vitin 2010.

Aktorja e famshme u zhduk të mërkurën pasi doli xhiro me varkë në Liqenin Piru së bashku me djalin e saj 4-vjeçar.

Djali u gjet duke fjetur gjumë në varkë rreth orës 5 të pasdites ndërsa Naya ishte zhdukur.

Josey u tha policëve se nëna e saj hyri në ujë por nuk doli më kurrë.

Aktorja mendohet se ka vdekur dhe sipas policisë trupi saj mund të mos gjendet kurrë.

/Panoramaplus.al