Nga biznesi, te dëmtimi në gju dhe fotoja me Papën në Vatikan, Oni Hysenbelliu rrëfen sekretet te Rudina
Fatmir Hysenbelliu, ish-futbollisti i Tiranës, Partizanit dhe Dinamos, rrëfen anën tjetër të jetës së tij. I ftuar në emisionin “Rudina” të Rudina Magjistarit në TV Klan, ai ka zbuluar edhe raportet që ka me disa nga personazhet e shoubizit, por edhe për planet që ka për të ardhmen.
Duke qenë se sot administron biznese të rëndësishme të familjes së bashku me motrën, Fabiolën, Oni flet edhe për këshillat që i ka dhënë babai i tij, Irfan Hysenbelliu. “Duhet të kesh besim tek vetja dhe të jesh i ndershëm”, thotë ndër të tjera ish-futbollisti i Shpresave të Shqipërisë.
“Si ish-sportist e ndjeva të vesh bluzën e Kobi Brajant. Bota e sportit humbi një njeri që i dha shumë energji sportit dhe jo vetëm. Fanella e Kobi Brajant ka qenë fanella e parë që kam blerë para 10 vitesh, ka thënë Oni.
DASHURIA PËR SPORTIN…
“Unë e kam lënë futbollin si profesionist para 5 vitesh. Tani luaj një sport tjetër që quhet minifutbolli. Të merr më pak kohë. Luhet 6 kundër 6. Nuk është aq popullor, por ka Kombëtaren e vet. Ekipi më i mirë shqiptar shkon luan me ekipe të tjera Europiane, që kanë dalë kampion. Ekipi jonë këtë vit doli në vend të katërt në rang Europian”.
DËMTIMI NË GJU…
“Në kompeticionin e fundit me Kombëtaren, u dëmtova në ndeshjen ndaj Kroacisë, u dëmtova në gju. Në dhjetor kam operuar kroçatin dhe meniskun. Rikuperimi zgjat minimumi 6 muaj. Në gjendje shtrati kam ndenjur 5 ditët e para. Operacionin e kam bërë në Austri. Duhet të stërvitesh intesivisht që qoftë se duhet të kthehesh sërish. Doktori që kam bërë operacion ka qenë një nga më të mirët në Europë, ka operuar lojtarë të Juventusit dhe Bajernit. Kur nuk je mirë fizikisht e trajnon truri që të kthehesh më i fortë. Iu ka ndodhur shumë futbollistëve që të kthehen më të fortë.
FUTBOLL APO BINZES?
“Futbollin e kam pasion. Pasioni është diçka tjetër, biznesi diçka tjetër. Po mundohem të gjej diçka të ndërmjetëm mes pasionit dhe biznesit. Dua të jem gjithmonë i pari, jo vetëm për të kaluarën radhën”.
KËSHILLAT E BABAIT
Në kompani jam unë dhe motra ime. Ajo ka mbaruar për financë unë për menaxhim biznesi. Kur je në atë rol e kalkulon vetë kohë. Babai na ka lënë shumë liberal. Na ka dhënë besim. Koha që shpenzoj në zyrë është 9 me 10 deri në 4. Qetësohem 1 orë, pastaj stërvitem, për rikuperimin e gjurit. Është parashikuar që në fund të korrikut, fillimin e gushtit të jem gati. Duhet të kesh shumë durim. Këshilla më e mirë që më ka dhënë babai është të kesh besim në vetvete, mos dëgjosh energjitë negative. Ti bësh gjërat saktë dhe të flesh mirë natën. Të jesh i ndershëm. Kjo është këshilla më e rëndësishme që ai më ka dhënë.
Sot nuk është e rëndësishme paraja, por ideja. Paraja nuk është gjithçka. Rëndësi ka që të kesh idenë. Se mund të japin disa para dhe i humb. Duhet një ide e fortë.
ZGJERIMI I KOMPANIVE
Jemi një kompani e madhe në fusha të ndryshme. Ka qenë e vështirë të sjell disa të reja sepse jemi në shumë fusha. Kemi ndryshuar mentalitetin e marketingut dhe dizanjnit. Kemi hapur fondacionin FAB që ndihmon fëmijët me aftësi të kufizuar dhe jetim. Edhe ekipi i minifutbollit u hap rastësisht dhe është prej 2 vitesh kampion i Shqipërisë. Në çdo lloj fushe duhet besim te vetja. Njerëzit më të suksesshëm janë ata personat që kanë dështuar dhe më pas janë bërë më të fortë.
Të kesh besim te ideja jote deri në fund. Të mos dorëzohesh asnjëherë. Si në sport kur ke dëmtime dhe kthehesh më i fortë, edhe në biznes ndodh e njëjta gjë. Është ndryshe kur e fillon nga zeroja dhe kur e ke të trashëguar nga familja. 90 % e personave që merren me sport shpenzojnë para. Gjithmonë duhen veshje të reja, makina të reja. Është natyra e sportistëve. Ato që ke fituar duhet t’i riinvestosh. Secili ka shijet e veta. Shumë njerëz kanë qejf librat shumë të tjerë kanë sportet. Ka natyra të ndryshme…”.
THJESHTËSIA
“Ndonjëherë njerëzit mendojnë se çdo gjë që vesh është e shtrenjtë. Te shtëpia ka qenë një shpenzim i mirë dhe cilësor. Bëra një llogaritje të përafërt 20 milionë dollarë. Unë atë e krijova me ndihmën e arkitektit. 70 % ka qenë influenca ime. Mund të bësh gjëra dhe të lira. Duhet që të ketë raport mes çmimit dhe cilësisë. Nëse ke mundësi, gjëja më e rëndësishme është të investosh në një shtëpi të mirë. Më pëlqen, shumë sepse e kam bërë shumë funksionale.
Unë atje jam futur në prill, bëra një festë në mesin e nëntorit me 200 vetë, shkoi çdo gjë mirë. Pa dëmtime… Jam ‘single’. Nuk e kam gjetur ende shpirtin binjak. Nuk dal shumë, nga e hëna në të shtunë, punë palestër, fizioterapi”.
VENDI I PREFERUAR
“Dubai është vendi i preferuar. Kam shumë miq atje. Më pëlqen, shkoj shpesh kohët e fundit. Më pëlqejnë më shumë pastat. Mosha ideale për një mashkull që të martohet mendoj që është te 30-ta. Në këtë moment jam i kompletuar në çdo gjë. Do vijë në momentin e duhur”.