
Nga bisedat e WhatsApp-it në videoklip, rikthehen Keisi dhe Stresi: “Kurrë mos thuaj kurrë”
Për Stresin dhe Keisin dashuria nuk njeh kufij, largësi e as ndarje. Edhe pse nuk janë më bashkë prej vitesh, ata janë rikthyer për t’u treguar të gjithëve se dashuria nuk shuhet kurrë plotësisht.
Klipi i fundit i Stresit, “Sa t’kam dasht'”, ku protagonistja është pikërisht Keisi, ka bërë xhiron e rrjetit, pasi shfaqja e tyre së bashku ka ngritur shumë pikëpyetje në publik.
A kanë vendosur Stresi dhe Keisi t’i japin edhe një shans dashurisë së tyre?
Në një intervistë ku shfaqen sërish bashkë për revistën Who, dyshja nuk i ka dhënë një përgjigje të qartë pyetjes, por kanë dashur të tregojnë se ndarja nuk do të thotë urrejtje. Përkundrazi, ata sot kanë ndërtuar një marrëdhënie të bazuar në respekt, kujtime dhe ndjenja që nuk zhbëhen.
“Nuk dimë të aktrojmë,” thotë Keisi. “Çdo gjë në atë klip ishte e vërtetë.”
Ndërsa Stresi thekson se klipi pa Keisin nuk do të kishte kuptim:
“Kjo këngë lindi nga bisedat tona reale në WhatsApp. Pa të, nuk do ishte e plotë.”
Dhe ndërsa publiku pyet nëse ky ribashkim artistik mund të shndërrohet në diçka më shumë, Stresi përgjigjet shkurt e shqip: “Kurrë mos thuaj kurrë!”
A bëhet fjalë për një histori dashurie apo është thjesht një kapitull i ri miqësie? Koha do ta tregojë.
popart.al