Nga Beyonce tek Snoop Dogg, kush ishin të ftuarit në festën e 47-vjetorit të Leonardo DiCaprio

Edhe pse nuk i tregon aspak vitet, Leonardo DiCaprio ka mbushur 47 vjeç! Ylli i filmave, ka lindur më 11 nëntor, por festën e organizoi vetëm një ditë më pas.

Ai festoi mes miqsh e “yjesh”, në një residencë në “Trousdale Estates” të Beverly Hills, Kaliforni të premten.

E dashura e tij, Camila Morrone ishte e pranishme, si dhe ylli i ‘Batman’, Robert Pattinson dhe e dashura e tij, këngëtarja angleze Suki Waterhouse. Beyoncé dhe Jay-Z ishin gjithashtu të ftuar dhe siç shkruan Just Jared, çifti fitues i çmimit ‘Grammy’ nuk iu ndanë asnjë sekondë pistës së kërcimit.

Snoop Dogg, një nga të ftuarit, ndau në rrjetet sociale disa foto dhe video të personazheve të famshme në festë! “Gëzuar ditën e C Leo”, shkroi ai krahas një fotoje me aktorin. Në një video tjetër, reperi shihet duke kënduar “Drop It Like It’s Hot”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by snoopdogg (@snoopdogg)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by snoopdogg (@snoopdogg)

Just Jared raporton se në festë ishin edhe CEO i Amazon, Jeff Bezos dhe e dashura e tij, Lauren Sanchez, që bënë atmosferë gjatë gjithë natës. Videoja e fundit e treshes u bë virale, ku Sanchez shihte DiCaprion pa ia hequr sytë, duke bërë që Bezos t’i dërgonte një “kërcënim” gazmor mikut të tij të famshëm.

/News31