Nga bashkëpunimi me Romeon tek marrëdhënia me prindërit e tij, Jonida Maliqi rrëfen shumë gjëra mbi lidhjen e saj
Jonida Maliqi, një prej personazheve që është gjithnjë në qendër të medias rozë, së fundmi edhe për marrëdhënien e saj me aktorin Romeo Veshaj, ka folur për herë të parë në emisionin “Ora e Tiranës”, për marrëdhënien me prindërit e tij dhe për këngën e re, tekstshkrues i së cilës do të jetë vet Romeo.
E pyetur nga moderatorja Enxhi Nasufi, nëse është shumë e dashuruar dhe e lumtur këtë periudhë, ajo u përgjigj kështu:
“Nuk jam supersticioze por në momente të tilla më pëlqen të jem me këmbë në tokë dhe ta shijoj çdo moment të jetës sime, pa analizuar asgjë dhe për të përjetuar çdo moment si të jetë i fundit. Jam në një fazë të paqtë të jetës sime, e mbushur me dashuri dhe mendoj se çdo qenie njerëzore në fund të ditës duhet të japë dhe të marrë dashuri.”
Por çfarë e bezdis më tepër Jonidën tek Romeo?
“Tek Romeo më bezdis fakti që kalon orë të gjata në palestër. E kemi bërë në plan të shkojmë bashkë në palestër por nuk na janë përputhur oraret”, tha Jonida.
E pyetur se si e ka marrëdhënien me vjehrrën, Jonida Maliqi u përgjigj;
“Me të ëmën e Romeos e kam marrëdhënien shumë të mirë, por nuk quhet vjehrrë. Unë s’kam unazë në gisht. Romeo është shoku im, ajo është mami i Romeos. Kemi një marrëdhënie solide, shumë të mirë. Romeo ka dy prindër të mrekullueshëm, kam një kimi shumë të mirë me ta, i respektoj dhe më respektojnë në një marrëdhënie shumë solide.”
Në lidhje me karrierën muzikore, ajo theksoi se ka gati dy produksione, dhe për një prej tyre po bashkëpunon me Romeon.
“Kam një këngë që ka dalë nga studio, një bashkëpunim me një artist xhamajkan që jeton në Kanada, dhe na ka ngelur videoja pa xhiruar prej situatës së krijuar nga pandemia. Paralelisht po punoj me një material tjetër muzikor dhe Romeo po shkruan tekstin e saj”,- ka thënë Jonida.
Intervistën e plotë e ndiqni këtu: