Nga bashkëpunimet te surprizat: Detaje për albumit e Noizy-t, ‘Alpha’

Noizy do të publikojë nesër, 7 prill, albumin e shumëpritur, “Alpha”. Po ç’dihet deri tani për “Alpha”?

Albumi do të përmbajë 22 këngë, tekstet e të cilave Noizy i ka shkruar të gjitha vetë, ndërsa për muzikën nga bashkëpunuar me producentin Engli Versal dhe të tjerë producentë të huaj e shqiptarë.

“Alpha” do të sjellë bashkëpunime me emra të njohur, si Ylli Limani, Mc Kresha, Varrosi, Stine etj. E vetmja vajzë mes tyre është vetëm Elvana Gjata.

“Nuk kishte shanse të mungonte Elvana në një album që quhej “ALPHA”, “she is a real ALPHA”. Pavarsisht të kaluarës, unë gjithmonë kam gëzuar respekt dhe dashuri për ikonën e muzikës shqiptare, sepse të mbijetosh në një treg ku talentet e reja dalin çdo vit nuk është gjë e lehtë. Elvana është shembulli perfekt për t’u marrë. Punon fort, është e dedikuar dhe super profesioniste,” është shpehur Noizy.

Puna për albumin nisi në mesin e pandemisë. “Gjërat e bukura duan kohën e tyre. Pastaj fakti që janë jo pak, por 22 këngë, një pjesë e të cilave janë bashkëpunime me kolegë, duhej të gjenim kohën të gjitha palët, për të hyrë në studio. E ka shumë dhe nga ato rastet që edhe kur gjeja kohë për në studio, qëllonte që ajo s’ishte dita më e mirë për krijimtari dhe kështu del siç ke hyrë, pa bërë asgjë… e kështu të zë rrota bishtin dhe pa dashur gjëja zvarritet e zvarritet,” shprehet Noizy.

“Alpha” është për Noizy-n jo vetëm një album, por tashmë një brand, të cilin e nisi me koncertin e mbajtur në sheshin “Nënë Tereza”. Koncerti i dytë, “Alpha Show 2” do të mbahet në verë, më 4 gusht, në stadiumin Air Albania. “Do të keni surprizën më të bukur, ju premtoj!” thekson ai.

Anabelmagazine