Nga babai i fëmijës deri te komplekset për prishjen e trupit gjatë shtatëzanisë, Eliona Pitarka i rrëfen të gjitha!
Eliona ka zgjedhur t’i përgjigjet pyetjeve në një mini intervistë, ku ka zbuluar më shumë detaje rreth shtatzënisë dhe partnerit të saj që nuk e ka zbuluar ende.
Si rrallëherë, aktorja Eliona Pitarka është rrëfyer për jetën e saj personale me ndjekësit e saj në ‘Instagram’.
Ajo ka zgjedhur t’i përgjigjet pyetjeve në një mini intervistë, ku ka zbuluar më shumë detaje rreth shtatzënisë dhe partnerit të saj që nuk e ka zbuluar ende.
Eliona Pitarka rrëfeu se është martuar me babain e fëmijës së saj, me të cilin është në një marrëdhënie prej 3 vitesh e gjysmë. Aktorja u shpreh se jetojnë së bashku dhe se partnerit i saj nuk ka lidhje me televizionin, madje as nuk e ka qejf.
Megjithë kuriozitetin e ndjekësve për të zbuluar se kush është baba i fëmijës së saj, ajo nuk e tregoi identitetin e tij.
“Kush është babai i fëmijës”– i shkroi një prej tyre. “Burri im është,”– iu përgjigjet Eliona, duke publikuar një foto krah tij me imazhin e mbuluar.
Aktorja tregoi se deri tani nga shtatzënia ka shtuar 11 kilogramë.
“Deri tani kam marrë 11 kg dhe jam në muajin e 8-të. Babai i bebit ka kërkuar ta gjejë vetë emrin, kështu që po pres nga ai, pasi nuk e ka gjetur ende,”– shkroi Eliona Pitarka. Gjithashtu, tregoi edhe nëse e kishte problem që shtatzënia do i prishte trupin.
“E di kur e kisha? Vetëm javët e para… por kur bebi ka filluar të lëvizë brenda meje çdo frikë e mija u venit. Ajo që po krijon trupi im është një mrekulli, nuk e vras mendjen fare për trupin, por vetëm për bebushen që po rritet brenda meje. Ajo është kryesorja,”– shkruan Eliona.
(kle.mu./dosja.al)