Neymar i mori të dashurën? Maluma thyen heshtjen, flet për marrëdhënien me ish-shokun e ngushtë dhe modelen

Maluma ka thyer heshtje rreth thashethemeve që qarkullojnë rreth marrëdhënies së tij me ish shokun e ngushtë Neymar dhe ish-të dashurën Natalia Barulich, e cila aktualisht është në lidhje me futbollistin.

Këngëtari i famshëm foli për herë të parë pas spekulimeve se është në rivalitet me yllin e PSG, që i mori të dashurën.

Lajmet nisën kur Neymar këndoi, së bashku me lojtarët e tjerë të skuadrës franceze, këngën “Hawai” të Malumës për të festuar triumfin e tyre nga Leipzig, në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Sipas thashethemeve, Maluma ia kushtoi këtë këngë ish të dashurës së tij dhe lidhjes së saj me Neymar.

Dhe këndimi i kësaj kënge nga futbollisti u pa si një provokim për Malumën, që sipas mediave pas kësaj mbylli Instagram.

Megjithatë këngëtari i hodhi poshtë këto pretendime, duke mohuar që kënga i kushtohet ish të dashurës së tij.

“Nuk jam frymëzuar kurrë për këngën nga lidhja me Natalia Barulich, nuk është frymëzuar nga asnjë ngjarje në jetën time. E di që shumë prej jush donin që kjo të ndodhte, por nuk është kështu,”- rrëfeu 26 vjeçari.

Ai u shpreh se i ka dhënë fund lidhjes me ish të dashurën në mënyrë paqësore.

“Unë e përfundova marrëdhënien time të fundit në mënyrë të qetë dhe të lumtur, të gjithë shkuan në drejtimin e tyre. Unë po bëj jetën time dhe doja të kompozoja këtë këngë sepse e di që shumë prej nesh do të gjenin veten aty. Por nuk më ka ndodhur mua. Nëse do më kishte ndodhur mua do t’jua thoja pa problem. Kështu që mos shpikni gjëra për të cilat jam mirë dhe i qetë,”– u shpreh Maluma

Këngëtari gjithashtu foli për “rivalitetin” e tij me Neymar.

“Me të vërtetë nuk e di nëse janë bashkë. Nuk më intereson sepse secili jeton jetën e vet dhe bën atë që dëshiron. Dhe nëse janë të dashur, shumë mirë, secili ka nevojë për dashuri në jetën e vet. Nuk kam asnjë problem me këtë përkundrazi. I jam shumë mirënjohës ekipit të PSG që kënduan këngën time në fund të lojës,”- tha ai duke sqaruar se nuk ka konflikte me futbollistin. “Kënduan këngën dhe e shijuan shumë atë. Të shohësh një ekip që këndon këngën time, do të thotë shumë për mua.”

Ndërkaq dhe edhe një mesazh për ish shokun e tij të ngushtë.

“Nuk kam asnjë problem me Neymar. I uroj shumë suksese. Është një lojtar i mirë,”- përfundoi këngëtari.

/Panoramaplus.al