Neymar i jep fund romancës me influenceren braziliane
Marrëdhënia mes futbollistit Neymar dhe influencueses braziliane Bruna Biancardi ka marrë fund.
Megjithëse Biancardi reagoi në Instagram duke mohuar thashethemet që pretendonin se ylli i PSG -së e tradhtoi atë gjatë një feste në Rio de Zhaneiro.
“Gjithmonë kam qenë shumë e përfshirë në punët e mia, siç e dini, por duke qenë se më përfshijnë gjithmonë në thashetheme, preferoj ta bëj të qartë këtu që nuk kam një lidhje prej disa kohësh”, ka thënë Biancardi në Instagram. .
“Mos besoni gjithçka që shfaqet atje. Unë jam shumë e dashur për atë dhe gjithë familjen e tij. Ju lutem mos e përfshini emrin tim. Faleminderit.”
Është e vërtetë që Neymar e hoqi unazën e fejesës disa kohë më parë. Në fakt, ai nuk e kishte vendosur më në korrik në darkën e tij me kampionin botëror të surfing Gabriel Medina .
Extra Online raportoi se Biancardi zbuloi se Neymar e tradhtoi atë në një festë dhe vendosi t’i jepte fund lidhjes së tyre.
“Disa ditë më vonë, ajo zbuloi se ai kishte qenë me një vajzë në atë festë dhe vendosi t’i jepte fund menjëherë”, pohoi Extra Online.
“Bruna i paketoi gjërat dhe u largua direct në mëngjes”. Megjithatë, ajo i ka mohuar thashethemet se arsyeja e ndarjes ishte tradhtia.