Neymar dhe Bruna Biancardi i japin fund lidhjes pak javë pasi u bënë prindër!

Lidhja mes Neymar Jr, 32 vjeç dhe Bruna Biancardit, 29 vjeçe, ka marrë fund pak javë pasi ata mirëpritën në jetë vajzën e tyre. Ky lajm është bërë i ditur nga gazetari Thiago Sodré për “Correio Braziliense”, i cili po ashtu konfirmon se ata ruajnë një marrëdhenie të mirë për të rritur vajzën e tyre Mavie, e cila erdhi në jetë më 6 tetor.

Arsyeja e ndarjes thuhet se janë rastet, si tradhtitë dhe festat nga sulmuesi në rezidencën e tij në Mangaratiba, në Costa Verde të Rio de Janeiro.

Ata filluan të takoheshin në prill të vitit 2022. Në gusht të të njëjtit vit, ata i dhanë fund lidhjes së tyre, ndërkohë që në janar 2023, ata u rikthyen sërish bashkë dhe brenda një kohe të shkurtër njoftuan se do të bëheshin prindër.

Në korrik, Fernanda Campos zbuloi në internet se kishte një lidhje me Neymar dhe se të dy kishin qenë bashkë edhe në ditën e Shën Valentinit. Në atë kohë, futbollisti kërkoi një falje publike për të dashurën e tij të atëhershme, Bruna Biancardi. Më vonë, u shfaqën thashetheme të reja për tradhti.

Një muaj më parë u zbuluan imazhe të Neymar duke shijuar një natë në një klub nate në Barcelonë, Spanjë, me disa vajza të tjera. Videoja bëri që partnerja e tij të heqi unazën e fejesës. Tashmë ata nuk ndiqen më as në Instagram.

Bordo