Nevina Shtylla vajza e Rovena Dilos, ja ç’tregon ajo për prezantuesen

Rovena Dilo ka provuar ndjesinë e mëmësisë në serialin televiziv “Ti mund të më quash Xhon”. Këngëtarja ka postuar një foto me prezantuesen e “Jo vetëm modë” Nevina Shtyllën, ku shkruan ” Si në ëndërr, kur xhironim një film. Me Nevina Shtylla çupkën time”. Në një tjetër foto të dyja janë fotografuar gjatë xhirimeve me babanë e familjes në film, Gentin Kamen. Filmi u transmetua me seri ne ekranin e TVSH. Nevina është adoleshentja problematike e një familjeje të pasur që dashurohet me një djalë nga shtresa e mesme. Rovena është nëna që e llaston të bijën, ndryshe nga Genti që është ai intelektuali pedant.