Nevina Shtylla shfaqet me barkun e rrumbullaksour dhe të gjithë menduan se ishte shtatzënë, por…

Nevina Shtylla i ka befasuar të gjithë me videon e fundit të postuar në Instastory. Moderatorja shumë e dashur për publikun është shfaqur me barkun e rrumbullakosur dhe të gjithë kanë menduar se ajo është shtatzënë.

Por në fakt Nevina thjesht ka provuar një fustan për gra shtatzënë dhe një prej këtyre momenteve e ka ndarë me ndjekësit.

“Nënë me shumë fëmijë”, ka shkruar moderatorja bashkangjitur me një emoji duke qeshur. Kujtojmë që Nevina është në një lidhje dashurie me një jurist, me emrin Arbër.

Nevina Shtylla është pyetur së fundmi nëse do të merrte pjesë në “Big Brother VIP”. Ajo u shpreh se kishte synime të tjera. Ndërsa theksoi se nuk do të dashurohej brenda “Big Brother VIP”.

“Nuk jam shumë tip, kam të tjera synime që dua të bëj. Absolutisht është format që të jep shumë shtysë në gjërat që do të bësh jashtë në moment që del.

Prandaj them nuk e di, por në këtë moment e kam të vështirë të shkëputem në çdo gjë që jam duke bërë. Jo, nuk do të dashurohesha, me kë (qesh)”, tha moderatorja në “Natën me Aulonën”.