Nevina Shtylla i mori partnerin, Fjoralba Ponari vendos të flasë

 

Sezoni i ri televiziv, emisionin “Procesi Sportiv” e gjeti me ndryshime, pasi përkrah Edi Manushit nuk do të jetë Fjoralba Ponari por Nevina Shtylla. Kjo e fundit u largua nga emisioni “Jo vetëm modë” në Tv Klan”. Por tani publiku është bërë kurioz se ç’do të ndodhë me Fjoralbën, ku do ta shohin fansat atë pasi Nevina Shtylla I mori partnerin në emission, Edi Manushin. Kanë qenë të shumtë që kanë pyetur se çfarë do bëjë ajo? E për këtë arsye, Fjoralba ka vendosur që të japë disa detaje. Ajo ka publikuar një video të vjetër gjatë moderimit të saj në ‘The voice kids’, duke lënë të kuptohet se do të jetë një emision që ka lidhje me fëmijët dhe muzikën, shkruan Panorama Plus. Gjithashtu kur e kanë pyetur se kur do e shohim sërish në ekran, moderatorja është përgjigjur: “Është zyrtare! Javën e fundit të tetorit!”.