Nevina Shtylla largohet nga “Jo vetëm modë”? Flet vetë prezantuesja

Ditën e sotme në media ka qarkulluar lajmi se moderatorja e njohur, Nevina Shtylla, do të largohej nga emisioni ‘Jo vetëm modë’. Burime pranë ‘Xing’ bënin të ditur se Nevina nuk do të prezantonte më në sezonin e ri në shtator. E kontaktuar nga ‘RevistaWho.com’, Nevina as nuk e ka mohuar e as nuk e ka pohuar këtë lajm. E pyetur nëse do të largohet nga moderimi i ‘Jo vetëm modë’ dhe nga televizioni ‘Klan’, Nevina u përgjigj: “Është lajm që nuk është nxitur nga unë, kështu që nuk kam koment”. Më tej ajo ka shtuar se kur të vijë momenti i duhur do të zbulojë të gjitha projektet e sezonit të ri, shkruan Who.