Nevina Shtylla, kush është miss-i që i zuri vendin Floriana Garos

Sezoni i ri i “Jo vetëm modë” ka nisur në “Tv Klan” me prezantuesen e re që zëvendësoi Floriana Garon. Ajo është Nevina Shtylla, fituesja e kurorës së “Miss Shqipëria 2010”, të cilën gjatë verës e kemi parë në krah të Klea Hutës si bashkëprezantuese të “Maratona e Këngës”. Kujtojmë që Nevina ka dhe eksperiencë si aktore e “Ti mund të më quash Xhon”, para se të bëhej prezantuese e “Jo vetëm modë”. I ftuari i parë i Nevinës për këtë sezon ishte moderatori i “Zonë e lirë”, Arian Çani me të cilin diskutoi për reperat e njohur. “Jo Vetëm Modë” e rikonceptuar me tematikë më rinore këtë here i është përshtatur moderatores 23 vjeçare, e cila do të identifikohet tashmë me këtë format. Nga ana tjetër ish-moderatorja Floriana Garo është larguar nga Shqipëria, duke nisur një jetë të re në Gjenevë të Zvicrës, pranë të fejuarit Enis Daci.