Nevina Shtylla jashtë Klan-it, shihet në një tjetër televizion
Nevina Shtylla është parë në formate të ndryshme televizive, por njëkohësisht ka ndërruar disa herë ekran. Pasi la InTv, Nevina moderoi emisionin “Jo vetëm modë’ në “Tv Klan”. Gjithashtu gjatë verës ajo ishte në çdo qytet të vendit duke prezantuar festivalin e muzikës ‘Maratona e Këngës’, po ashtu në Klan. Por burime për Express tregojnë se rrugëtimit të moderatores në këtë televizion i ka ardhur fundi. Ajo është parë në studiot e “Top Channel”, ç’ka lë të kuptohet se do e shohim në këtë ekran. Shtohen dhe më tepër dyshimet për këtë largim nga vetë fakti se ajo nuk u shfaq në sportin e filimit të sezonit televiziv në “Klan”. Nuk dihet ende formati që do të drejtojë Nevina në Top. Ndërkohë kjo nuk është hera e parë që përflitet se ajo do të largohet nga Klan dhe me sa duket fjalët po rezultojnë të vërteta.