Nevina Shtylla, e ndarë apo në një lidhje, çfarë thotë moderatorja
Në korrik të vitit 2019 u zbulua lidhja e moderatores Nevina Shtylla me juristin Arbër Myftari, një djalë shumë simpatik me të cilin moderatorja ishte e lidhur prej vitesh.
“Nevina dhe Arbri jo vetëm që kanë një lidhje të gjatë dhe shumë të fortë mes tyre, më shumë sesa 3-vjeçare, por bashkëjetojnë prej më shumë se një viti në Tiranë”, shkruante “Panorama Sport” në 2019-n. Megjithatë, gjatë emisionit “E diell”, Nevina la të kuptonte se karantina e kishte gjetur single dhe madje u shpreh se “nuk është çift fare”.Pra, ajo la të kuptohej se historia e saj e dashurisë me juristin kishte marrë fund. Këtë të dielë moderatorja është ngacmuar sërish në emision për statusin e saj aktual nga Edi Manushi dhe Ervin Kurti dhe gjërat kanë rezultuar ndryshe! Manushi e pyeti për unazën që kishte në gisht, duke i kërkuar të sqarojë të gjithë njerëzit që ishin “në merak” për marrëdhënien e saj. Për këtë arsye, Nevina tregoi unazën para kamerave, duke u shprehur se e ka vendosur pikërisht në gishtin e fejesës që t’u bëjë qejfin personave që e pyesin se kur do të martohet.
“Na konfirmoi që s’qenka ndarë! Ka tre javë që thotë është ndarë, domethënë s’je ndarë?”- e pyeti Ervini.
“Jam shumë e lumtur”- u përgjigj Nevina duke qeshur, teksa la të kuptohet se romanca e saj me juristin vazhdon ende.