Nevina Shtylla dhe Arjola Shehu lënë Shqipërinë pas “Kënga Magjike”

Partneret e Ardit Gjebresë në këtë edicion të “Kënga Magjike”, Nevina Shtylla dhe Arjola Shehu kanë lënë Shqipërinë pas festivalit. Prezantueset e “Jo vetëm modë” dhe “Kush vjen për drekë” po kalojnë pushimet në vende të ndryshme të Europës, nga ku po postojnë fotot e tyre në Instagram. Edhe pse janë mikesha në këto udhëtime ato janë pa njëra-tjetrën. Nuk dihet se kush po i shoqëron vajzat në këtë atmosferë festive jashtë Shqipërisë.