Nevina Shtylla bëhet nuse

Sezonin e ri televiziv, atë e gjejmë në Top Channel, çdo të hënë krah Ed Manushit në ‘Procesi Sportiv’. Por, moderimi nuk është i vetmi angazhim i Nevina Shtylla, ish-Miss Shqipëria 2010. Kohë pas kohe, bukuroshja i kthehet pozave përpara aparatit siç ka bërë së fundmi. Si imazh i ‘Andrra Couture’ të Andrra Destanit, Nevina me punën e Arbër Bytyqit është shndëruar në një nuse për promovimin e koleksionit të ri të vellove, shkruan Prive. Ndonëse duket se do kalojë edhe shumë kohë deri në martesën definitive të Shtyllës, të paktën nga tani e tutje nuk e kemi kuriozitetin e madh për ta parë se si do dukej si e tillë. Kurreshtja u shua dhe Nevina s’kishte se si të mos shkëlqente, si çdo herë tjetër.