Netflix,30 milionë dollarë për dokumentarin e Kanye West

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se reperi Kanye West do të publikojë së shpejti dokumentarin e tij.

Sipas tyre , Kanyeka nisur në fund të vitit 1990 të filmojë cdo moment të jetës së ti duke filluar që nga fillimi i karrierës së tij në Chicago, vdekja e nënës së tij Donda West, përpjekjet për t’u futur në industrinë e modës dhe garën presidenciale në vitin 2020 si dhe divorcin me Kim Kardashian.

Ende nuk dihet nëse në këtë dokumentar do të përfshihen detaje rreth problemeve të shëndetit mendor të reperit, i cili në vitin 2016 u shtrua gjithashtu në spital në Los Angeles.

Disa burime janë shprehur se platforma Netflix ka shpenzuar më shumë se 30 milion dollarë për të blerë dokumentarin e West.