Netflix do të flasë shqip! Arbnora Ademaj jep lajmin e bukur në “Dance With Me”

Arbnora Ademaj, aktorja e njohur shqiptare që po shkëlqen në fushën e aktrimit dhe jashtë vendit, ka ardhur në Dance With Me në Tv Klan si konkurrente. Ademaj ka treguar se ka lënë 2 projekte të rëndësishme në Turqi për t’u bërë pjesë e spektaklit.

Alketa Vejsiu: Ke disa të reja shumë interesante nga fusha e kinemasë atje ku je integruar plotësisht me disa surpriza që mund t’i shpallim për publikun.

Arbnora Ademaj: Është një kënaqësi e jashtëzakonshme për të qenë pjesë e këtij spektakli. Për të qenë pjesë e këtij spektakli kam anuluar 2 projekte në Turqi dhe kam ardhur enkas për këtë projekt këtu.

Arbnora bëri një përshëndetje në turqisht duke iu uruar të gjithëve një mbrëmje të këndshme teksa ka shtuar se “në këtë skenë do të bëhet tërmet”. Arbnora Ademaj ka treguar detaje të reja rreth karrierës së saj teksa ka dhënë lajmin e mirë se në Netflix do të flasë shqip.

Alketa Vejsiu: Kemi një lajm shumë interesant. Ti do të jesh shumë shpejt në një film i cili do të debutojë në Netflix apo jo sepse produksionet turke po shkëlqejnë në Netflix së shpejti, apo jo? Do të kemi Arbnorën shumë shpejt në Netflix.

Ermali Mamaqi: Ky është një lajm shumë i mirë. Të punosh në këto produkte është vërtetë një nder, unë e di shumë mirë që kinematografia është shumë e zhvilluar dhe patjetër që Arbnora është për t’u patur zil.

Arbnora Ademaj: Një gjë mund ta zbuloj për publikun shqiptar. Përveçse do të jem në Netflix do të flas dhe shqip, kjo është më e bukura e gjithë kësaj/tvklan.al