Nesër del përballë gjykatës, Fjolla Morina është shtatzënë

Pas arrestimit për shkak se iu gjet një armë pa leje teksa tentonte të kalonte pikën kufitare të Morinës, dalin detaje të reja për çështjen e këngëtares Fjolla Morina.

Sipas Shqiptarja.com, ekspertiza e mjekut gjinekolog në spitalin e Kukësit, ka dalë në përfundimin se këngëtarja e arrestuar është dy muajshe shtatzënë.

Pavarësisht këtij elementi të ri që ka dalë gjatë fazës së hetimit, prokuroria e Kukësit, ka çuar në gjykatën e rrethit kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, për këngëtaren Fjolla Morina. Seanca gjyqësore pritet të zhvillohet ditën e nesërme në ambjentet e gjykatës, ku Morina do dalë përballë gjykatës ku sigurisht do japi dhe pretendimet e saj.

Kërkesën “Arrest në burg”, prokuroria e Kukësit do kërkojë edhe për biznesmenin nga Kosova por me qëndrim në Belgjikë, Fysnik Syla si dhe shoferin e Fjolla Morinës, Fitim Mujin, të cilët ishin me këngëtaren në atë moment.