
“Nëse s’ke qenë ndonjëherë duhet të provosh!”, Stine kalon natën në club striptizmi
Mbrëmja e djeshme për këngëtarin Ernest Duka (Stine) duket se ka qenë një natë tipike meshkujsh. Së bashku me disa miqtë e tij, Stine ka vendosur që orët e vona të natës t’i kalojë në një ‘club’ striptizmi. Madje këngëtari nuk ka ngurruar që këtë ta ndajë kënaqësinë me të gjithë ndjekësit e tij në rrjete sociale, sipas Ëho. Ai ka publikuar video dhe foto nga mbrëmja e djeshme duke u bërë thirrje të gjithëve të shkojnë. “Nëse nuk ke qenë ndonjëherë duhet ta provosh!”, shkruan këngëtari krahas videos të postuar në ‘InstaStory’.
