Nëse ndihesh keq, bën mirë ta lexosh këtë komunikim me Zotin
Do të të ndihmojë pamasë…
“Unë: “Zot, të lutëm më ndihmo! Nuk ndihem mirë. Jam i mërzitur. Më duket sikur çdo pjesë e imja ështëe copëtuar”.
Zoti: “Preferoj të mos ndihmoj për momentin”.
Zoti: “Sepse ti nuk je një enigmë që duhet zgjidhur. Edhe nëse ndjen sikur çdo pjesë e jotja është e copëtuar, lëri për pak kohë ato copëza përtokë. Ato bien për një arsye, ndaj lëri të bien dhe më pas vendos se cilën të rekuperosh prej tyre”.
Unë: “Ti nuk më kupton. Ndihem shumë keq”.
Zoti: “Jo, ti nuk kupton. Ti nuk kupton se je duke evoluar dhe ajo çfarë ndjen, është dhimbja prej rritjes. Ti je duke u liruar prej atyre gjërave dhe personave të jetës tënde që po ndikojnë keq tek ti. Qetësohu. Merr frymë thellë dhe lëri të largohen prej teje ato çfarë nuk të hyjnë më në punë. Mjaft u lodhe për gjërat që nuk të vlejnë. Lëri të largohen prej teje”.
Unë: “Nëse e bëj këtë gjë, çfarë do të më mbetet?”
Zoti: “Do të mbeten vetëm copëzat e tua më të mira. Mundohu të mos e shohësh këtë gjë si një ndryshim. Nuk je duke ndryshuar. Je duke u shndërruar në personin që unë të krijova për të qenë. Një person plot ndriçim, dashuri, shpresë, kurajo, dhembshuri dhe mirënjohje për të tjerët. Unë të krijova për të qenëshumë më tepër se me ato pjesë të vetes, pas të cilave je duke u kapur për momentin plot frikë. Lëri ato tëlargohen prej teje. Unë të dua dhe dua të mos ndryshosh, por të shdnërrohesh. Shndërrohu në personin qëunë dua të jesh, në atë që unë të krijova të jesh. Do të ta them këtë gjë, derisa të mos e harrosh kurrë”.
Unë: “Domethënë… Unë nuk jam i thyer…?”
Zoti: “Jo, ti je duke thyer errësirën, njësoj si lindja e diellit. Është një ditë e re. Shndërrohu. Shndërrohu në atë që je realisht””.
Simone Forleo