Nëse hani fasule, mund të jetoni më gjatë
Fasulet kanë përfitimeve të shumta shëndetësore. Ato janë të mbushura me fibra, proteina dhe lëndë ushqyese thelbësore si acidi folik, kaliumi, zinku dhe magnezi.
Alex Glover, nutricionist inë Holland & Barrett shpjegon se ushqimi i shëndetshëm sigurisht nuk duhet të jetë i shtrenjtë dhe se fasulet mund të kontribuojnë në një vakt të dendur me lëndë ushqyese për një çmim të volitshëm.
Fasulet mund të ndikojnë që ju të jetoni më gjatë, gjithashtu ka edh eshumë përfitime të tjera shëndetësore.
Ngrënia e një diete të mbushur me fibra, si në rastin e fasuleve është treguar se ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe madje edhe goditjes në tru, të gjitha sëmundjet që mund të shkurtojnë jetëgjatësinë tonë.
Fasulet ndihmojnë edhe në rënien në peshë. Alex zbulon se fasulet janë ushqim shumë i ngopshëm falë sasisë së lartë të fibrave dhe proteinave, kështu që mund të na ndalojë të arrijmë për ushqime të ëmbla të mbushura me kalori më vonë gjatë ditës.
Gjithashtu, është ushqim i mbushur me proteina. Një tenxhere me fasule përmban 18 gram proteina.
Ndryshe, një nga mineralet e shumta që gjendet në fasule është edhe zinku, i cili është një mikronutrient kyç që i nevojitet trupit tonë për një sërë rolesh, nga mbështetja e rritjes dhe zhvillimit te ndihma e funksioneve neurologjike.