“Nëse ende merr telefonatë nga nëna ose babai duhet të ndihesh me fat”- Alketa Vejsiu reflekton mbi koronavirusin
Koronavirusi është kthyer në shqetësim për të gjithë njerëzit në mbarë botën. Ndërsa qeveritë bëjnë përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, personazhet e famshme kanë dhënë mesazhe për qytetarët në këto ditë të vështira.
Mes tyre është Alketa Vejsiu, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shkruan se kaloi një natë të shqetësuar dhe me pikëpyetjen mbi të panjohurën që kemi përpara.
Ndërsa virusi po merr jetë, modetatorja u shpreh se të gjithë ata që marrin nëj telefonatë nga prindërit e tyre janë me fat.
Sot nese merr ende nje telefonate nga nena ose babai duhet te ndihesh me shume fat!
Mendo per te gjithe ata qe i kane humbur!
Per te gjjthe prinderit e embel e te dashur, qe na sjellin ne jete, qe bejne mijera sakrifica per te na rritur dhe edukuar, qe me aq shume durim duan nipat dhe mbesat; per te gjithe ata qe ikin sot nga kjo bote “vetem” pa pasur doren e te shtrenjteve afer ne momentet fundit, sepse Corona urdheron keshtu!
Thjesht nje mendim mengjesi pas nje nate te shqetesuar me shume pikepyetje per te panjohuren qe kemi perpara qe uroj te zgjidhet sa me pare per te gjithe. ❤️