Nëse doni të uroni dikë për ditëlindje, Dafina Zeqiri sapo solli këngën ideale!

A nuk iu është bërë edhe juve e bezdisshme kënga klasike e ditëlindjes “Happy birthday to you” apo në versionin shqip “Shumë urime për ty”? Nëse po atëherë Dafina Zeqiri ka menduar për ju duke publikuar këngën ideale me të cilën mund të uroni këdo për ditëlindje. Ky projekt mban titullin “Happy birthday” dhe është pjesë e albumit të saj “Dafinë moj”. Edhe këtë herë artistja ka bashkëpunuar me reperin Elinel për tekstin e këngës, i cili është një nga bashkëpunëtorët e saj më të ngushtë dhe bashkë kanë krijuar disa super këngë.

Me një tekst pozitiv, të ngrohtë dhe me nota humori dhe me një beat të cilit nuk i reziston dot pa kërcyer- kësaj kënge nuk mund t’i thoni “Jo”. Shumë ritmike dhe plot me ngjyra, “Happy birthday” duket se do kthehet në himnin e ri të ditëlindjeve. “Tana pi shpis, shpis, shpis/ Mir ja ka nis, nis, nis/ Rri larg mërzis, zis, zis/ Happy je se sonte je ndisponim ma tmirë/ S’guxon kurrkush me ta prish tripin/ Happy birthday“– është ky refreni i këngës që na fiksoi menjëherë.

Nuk ka ende një datë se kur do publikohet i plotë “Dafinë moj”, por më herët artistja ka zbuluar se ky album është një nga projektet më të rëndësishëm të saj, sepse është shumë personal. Përmes tij do të mësojmë shumë për jetën e saj, që deri më sot këngëtarja nuk ka preferuar të flasë shumë. Po ashtu, shumë shpejt ajo do vijë edhe në një bashkëpunim me Arilena Arën.

/News31