Nëse blen këpucët e Sarah Jessica Parker në New York, ka shanse të të shërbejë vetë ajo në dyqan

Sarah Jessica Parker ka lidhur kontratë për rikthimin e ‘Sex and The City’ me vlerën 1 milionë dollarë për episod, por kjo nuk ka ndryshuar gjë në jetën e saj.

Së fundmi aktorja është fotografuar duke i shërbyer klientëve të saj në dyqanin që zotëron në New York City. Aty shiten këpucë të dizenjuara nga vetë ajo.

Në disa shkrepje aktorja shfaqet e ulur në gjunjë duke ndihmuar klientët të zgjedhin këpucët e duhura. Ndërkohë vetë është veshur thjesht, me një fund, bluzë e geta të trasha kombinuar me një pallto. Sigurisht stil vintage.

Ua merrte mendja se Sarah është kaq e thjeshtë?/revistawho.com