Nëse ai nuk plotëson të paktën shumicën e kësaj liste, më mirë rrini single
Detajet e vogla në fillim të njohjes nuk janë dhe aq të vogla sa duken. Përkundrazi janë ato që përcaktojnë nëse do të ketë një lidhje e nëse ky raport do të jetë jetëgjatë apo jo. Vonesat, mungesa e korrektësisë, mungesa e sinqeritetit, janë gjëra që ndonëse mund t’i vëmë re që prej fillimit i justifikojmë dhe tolerojmë për çfarëdo lloj arsyeje, por jo! Eshtë më mirë të qëndroni single nëse ai që keni në krah s’bën shumicën e atyre që janë renditur në këtë listë.
1. Ai bën përpjekje të vazhdueshme, të fton për të dalë dhe planifikon takime interesante për të kaluar sa më shumë kohë cilësore.
2. Sa herë që jeni bashkë në restorant ai pret që ti të porosisësh e para.
3. Nuk të lë të presësh për një përgjigje mesazhi apo thirrje të humbur në telefon.
4. Edhe kur është shumë i zënë me punët e tij, ta bën të ditur paraprakisht dhe s’të lë kurrë në pritje po dyshime.
5. Eshtë i duruar me ty dhe e respekton faktin që ti dhe vetëm ti ke të drejta mbi kohën, energjinë dhe trupin tënd.
6. Të lejon dhe madje të motivon të shijosh kohën tënde vetëm pa të.
7. Gjithmonë kujdeset nëse ti e tepron paaak me alkoolin kur dilni bashkë.
8. Kurrë nuk ka përfituar prej teje apo gjendjes tënde në një moment të caktuar.
9. Të dëgjon me shumë vëmendje kur ke diçka për t’i thënë ose thjesht do t’i shprehësh atij çfarë të shqetëson.
10. Përpiqet që ti të njohësh njerëzit më të ngushtë të jetës së tij.
11. Nuk heziton për asnjë çast të të prezantojë me miqtë dhe familjen.
12. Tregohet i gatshëm të vazhdojë bisedat sa herë bëhet fjalë për të ardhmen tuaj.
13. Ai sigurohet që jeta juaj intime të jetë e përmbushur.
14. Të motivon vazhdimisht dhe tregon se është krah teje në çdo vendim profesional.
15. Sigurohet që jeta jote është e këndshme dhe e plotë edhe përtej lidhjes suaj.
16. Eshtë gjithmonë korrekt në takimet, daljet dhe gjithçka që organizoni bashkë.
17. Edhe nëse ndodh që të mos jetë, di të kërkojë ndjesë.
Burimi: Psychology Today
Anabelmagazine