“Nëntori shqiptar” më 19 nëntor në zemër të Nju-Jorkut; Një show për mos t’u humbur!
Eduart Deda, producent i Miss Universe Albania, për të dytin vit radhazi po organizon “Nëntori shqiptar”, eventin më të madh shqiptar në zemër të Nju-Jorkut.
Show i madh televiziv do të realizohet në “Capitale Ballroom” më 19 nëntor, me kengëtarët e njohur dhe shumë të dashur shqipar, Manjola Nallbani, Ledina Çelo, Barbana Dini, Gëzim Nika, Rati.
Një natë gala me disa çmime mirënjohjeje për personazhe që kanë shënjuar vlera dhe kanë ngritur lart emrin shqiptar!
Të ftuar specialë në “Nëntori Shqiptar” do të jenë yje shqiptar si, Adrola Dushi, Lindita Çunmulaj, Xhesika Berberi, Cindy Marina, Adela Cani, Xhensila Pere, Ketrina Jarazi, Blerim Gjoci, Albert Dumani, Skender Hodja, Gentian Toshkezi, Teni Vllacaj.
Pjesëmarrje e veçantë në këtë event është edhe ajo e kryetarit të bashkisë së Nju-Jorkut Eric Adams.