Nëntori i mallkuar i Arilena Arës i dedikohet humbjes në dashuri, por ja djali që i qëndron pranë në çdo stinë 18 vjeçares

Arilena Ara, fituejsa e edicionit të dytë të “X Factor Albania” ka prekur zemrat e fansave të saj duke i kënduar një humbjeje dashurie, në këtë edicion të “Kënga Magjike”. Edhe pse vetëm 18 vjeçe, projekti i ri e çoi Arilena Arën në një tjetër nivel, duke i shtuar edhe transforimin e formave fizike tashmë shumë më të plota se më parë. Sa i takon jetës private ajo ka deklaruar se nuk ka një lidhje për momentin, edhe pse i këndon me aq ndjenjë ndarjes në këngën me muzikë të Darko Doimitrov dhe vargje të Lindon Berishës. Por bie në sy fakti që më shumë se çdo këngëtare tjetër, Arilena ëshë e vetmja që kalon pothuaj 24 orë në 24 me menaxherin e saj, Popi Kola. Ata janë afruar gjatë puntatave të “X Factor”, kur Arilena garonte për fitoren. Që atëherë ata nuk ndahen asnjë moment nga njëri-tjetri. Popi është kujdesur dhe për produksionin “Nëntori”, ndërkohë që është miku në çdo stinë pranë Arilenës. Madje para pak ditësh ata u bënë pjesë e një incidenti në Prishtinë, ku persona të panjohur u thyen dhe vodhën sendet personale në makinën e tyre. Tani Arilena po përgatitet për finalen e “Kënga Magjike” në pallatin e Kongreseve, me baladën që i ka kaluar afër 2 milionë klikime në youtube. Bashkëpunimi për “Nëntorin” me producentin Darko Dimitrov erdhi fare natyrshëm, është shprehur Arilena për një intervisë televizive. Pasi kishte dëgjuar disa variante të bëra gati për për të, ajo zgjodhi pikërisht nëntorin: “Nëntori” është projekti më i rëndësishëm deri tani.Unë kam qenë pjesë e programeve muzikore, jam rritur në televizion, por kjo është një baladë e veçantë dhe shumë profesionale, një baladë e vërtetë.” Por nëse historia e dashurisë për muajin e mallkuar ëshë historia e saj, ajo përgjigjet: “Tekstin e ka shkruar Lindon Berisha. Duhet pyetur ai për këtë. Nuk e di nëse ka ndonjë histori dashurie që i ka prekur zemrën”, tregon ajo duke të qeshur. Mua personalisht më pëlqen shumë nëntori pasi është muaji im i preferuar”, tha ai. Tashmë ajo bashkë me të rejat në muzikë poston shpesh foto të nxehta duke ekspozuar trupin e palestruar. Nga klipi “Aeroplani” ajo i prezantoi ndryshimet e para fizike në klipin e saj të dytë “Business Class”.