“Nënë…sikur të mos ikja kurrë nga streha e kraharorit tënd’’, Andrra Destani i bënë dedikimin prekës nënës për ditëlindje

Ajo që në fillim e ka nisur me fjalët prekëse duke thënë se gjithmonë dëshiron të jetë afër saj dhe se në këto ditë i mungon prania dhe ngrohtësia që ta jep vetëm nëna.

Andrra Destani bashkëshortja e këngëtarit Sinan Hoxha, ndodhet larg familjes së saj për shkak se i gjithë vendi është izoluar, ka bërë dedikimin prekes për nënën e saj, e cila ka pasur ditëlindjen.

Ajo që në fillim e ka nisur me fjalët prekëse duke thënë se gjithmonë dëshiron të jetë afër saj dhe se në këto ditë i mungon prania dhe ngrohtësia që ta jep vetëm nëna.

Fjalët që çdo nënë do t’i dëshironte nga vajza e saj i ka shoqëruar me dy foto të periudhave të ndryshme, njërën kur ëndrra ishte e vogël dhe tjetrën kur është rritur. Ato në foto duken si dy pika uji dhe mesa duket janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën.

Nënë…sikur të mos ikja kurrë nga streha e kraharorit tënd, sikur t’i dëgjoja sërish ninullat nga zëri që më jep paqe në shpirt, sikur të mund të ta ledhatoja fytyrën që s’ma kurseu kurrë buzëqeshjen, sikur kilometrat të mos ishin mes nesh, s’do reshtja kurrë së thënuri se je më e shtrenjta për mua. Dua ta ndal kohën në çastet me ty, t’i jetoj me të njëjtën forcë emocioni që i kujtoj. Dua të të uroj sot, edhe pse zemra më kërkon përqafimin e munguar. Gëzuar ditëlindjen, ty që je rreze e ngrohtë shpirti për familjen tonë. E pac gjithë jetën festë aroma ime e jetës. Të jesh nënë është sakrificë e bukur, të jesh TI është hyjnore”,- shkruan Andrra në postimiin e saj të “Instagramit’.

Postimi i Andrrrës

(A.K.Dosja.al)