Nënë për herë të parë në moshën 41-vjeçare, Diellza Kolgeci zbulon sikletin e madh të shtatzënisë
Modelja e njohur Diellza Kolgeci së shpejti pritet të bëhet nënë për herë të pare në moshën 41-vjeçare. Një muaj më parë ajo organizoi edhe një super festë “Baby Shower”, ku zbuloi se do të sillte në jetë një vajzë. Ndërkohë gjatë një interviste për “Sevenbizz”, ajo ka folur për shqetësimet që i ka shkaktuar pritja e ëmbël. Bukuroshja shqiptare ka theksuar se gjëja që e ka munduar më së shumti është pagjumësia. “Jam në muajin e shtatë, por ndihem pak e lodhur pasi jam mësuar të fle rregullisht. Dy muajt e fundit, deri në orën 5 nuk mund të fle, jo për shkak se nuk më merr gjumi, por pozicioni është shumë i vështirë. Gratë që e kanë kaluar këtë eksperiencë e dinë. E kam shumë të vështirë pozicionin e gjumit pasi jam mësuar gjithmonë të fle në bark. Aktualisht kam shtuar 14 kilogram. Më e mundimshmja është pagjumësia. Mund të them se sot i kam vetëm 2-3 orë gjumë!”, ka treguar modelja e njohur./Panorama Plus